• e enjte, 26 dhjetor 2024

Papa bëri thirrje për t'u dhënë fund sulmeve ndaj civilëve në botë

Papa bëri thirrje për t'u dhënë fund sulmeve ndaj civilëve në botë

 Romë, 8 janar 2024 (MIA) - Papa Françesku sot bëri thirrje që të ndalen sulmet ndaj civilëve në konfliktet botërore, përfshirë ato në Gazë dhe Ukrainë, dhe theksoi se sulmet ndaj civilëve janë krime lufte.

"Luftërat moderne nuk bëhen më vetëm në fushëbeteja,  as kanë të bëjnë për ushtarët. Nuk duhet të harrojmë se shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare janë krime lufte dhe se nuk mjafton të identifikohen, por është nevojitet edhe të parandalohen", deklaroi kreu i Kishës Katolike Romake gjatë audiencës së Vitit të Ri të anëtarëve të trupi diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë. 

 Papa tha se ngjarjet në Ukrainë dhe Gazë janë dëshmi e qartë e shkeljeve serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar.

"Madje edhe kur bëhet fjalë për ushtrimin e të drejtës së vetëmbrojtjes, është e nevojshme t'i përmbahemi përdorimit proporcional të forcës", tha Papa Françesku. 

Ai përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi militant palestinez Hamas. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR