Panel diskutim për çështjet aktuale dhe sfidat në hendboll
- Në organizim të "Vetëm hendboll", ndërsa nën patronatin e Federatës së hendbollit të Maqedonisë, sot në Shkup do të mbahet panel-diskutimi i dytë me temë "Hendbolli - sporti numër 1?". Siç paralajmërojnë organizuesit, ngjarja do të ndahet në tre panel-sesione, në të cilat do të diskutohet për çështjet aktuale, sfidat dhe perspektivat për zhvillimin e hendbollit në vend.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:11, 23 shkurt, 2026
Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Në organizim të "Vetëm hendboll", ndërsa nën patronatin e Federatës së hendbollit të Maqedonisë, sot në Shkup do të mbahet panel-diskutimi i dytë me temë "Hendbolli - sporti numër 1?". Siç paralajmërojnë organizuesit, ngjarja do të ndahet në tre panel-sesione, në të cilat do të diskutohet për çështjet aktuale, sfidat dhe perspektivat për zhvillimin e hendbollit në vend.
Paneli i parë do t'i kushtohet ndikimit të mediumeve dhe rrjeteve sociale ndah sportit të hendbollit. Në këtë sesion do të marrin pjesë Millan Llazarevski - Meçka, hendbollist, gazetari Zoran Mishevski, trajneri Goran Kuzmanovski dhe psikologja dr. Emilia Boshkovska.
Paneli i dytë do të fokusohet në zhvillimin dhe promovimin e hendbollit, si dhe lidhjen me sportion shkollor dhe fillimet e krijimit të lojtarëve të rinj.
Paneli i tretë do t'i përpunojë qëllimet strategjike dhe kahjet për zhvillim të hendbollit në vend.
Moderator i ngjarjes do të jetë gazetari sportiv Pero Momirovski. ab/
Foto: Vetëm Hendboll