• e diel, 06 tetor 2024

Palestinezët pretendojnë se në Rripin e Gazës po veprojnë tanke izraelite

Palestinezët pretendojnë se në Rripin e Gazës po veprojnë tanke izraelite

 

Jerusalem, 27 tetor 2023 (MIA) – Pasi forcat e sigurisë izraelite (IDF) më herët njoftuan se po zgjerojnë operacionet tokësore në Rripin e Gazës, palestinezët kanë raportuar se në enklavë po veprojnë edhe tanke.

Sipas dëshmitarëve okularë, ka pasur një shkëmbim zjarri mes ushtarëve izraelitë dhe personave të armatosur.

Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim nga ushtria izraelite apo nga Hamasi, që qeveris me Gazën.

Më herët, forcat ajrore të Izraelit kanë kryer bombardime intensive mbi Rripin e Gazës, me shumë gjasa si përgatitje për sulmin e fundit tokësor, raportuan mediat perëndimore. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR