Palestinezët padisin Departamentin e Shtetit për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për armatën izraelite
- Palestinezët e kanë paditur Departamentin e Shtetit për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për armatën izraelite në luftën e saj në Rripin e Gazës, e cila mori mijëra jetë dhe shkaktoi krizë humanitare.
Uashington, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Palestinezët e kanë paditur Departamentin e Shtetit për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për armatën izraelite në luftën e saj në Rripin e Gazës, e cila mori mijëra jetë dhe shkaktoi krizë humanitare.
Në padinë, të paraqitur në Gjykatën e Qarkut të Distriktit të Kolumbisë, thuhet se Departamenti i Shtetit, i udhëhequr nga sekretari shtetëror Entoni Blinken, me qëllim anashkaloi ligjin amerikan për të drejtat e njeriut për të vazhduar financimin dhe mbështetjen e njësive ushtarake izraelite të akuzuara për krime në Gazë dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ligji për të cilin bëhet fjalë ndalon dhënien e ndihmës ushtarake amerikane për individët ose forcat e sigurisë të cilët kryejnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Afrika e Jugut dhe organizata botërore humanitare Amnesti interneshënëll e akuzoi Izraelin për gjenocid dhe krime lufte. Izraeli i ka hedhur poshtë këto akuza.
Mbi 45.000 njerëz janë vrarë në luftën në Gazë, sipas ministrisë lokale të Shëndetësisë. Invazioni i Izraelit në Rripin e Gazës gjithashtu zhvendosi pothuajse të gjithë popullsinë e enklavës prej 2.3 milionë persona dhe ka shkaktuar krizë humanitare.
Padinë në Gjykatën e Qarkut të Distriktit të Kolumbisë e paraqitën pesë palestinezë nga Gaza, Bregu Perëndimor dhe SHBA-ja. Njëri nga paditësit është një mësues nga Gaza, i cili shtatë herë ishte zhvendosur në luftën aktuale dhe ka humbur 20 anëtarë të familjes, tregojnë dokumentet. Departamenti i Shtetit refuzoi të komentojë dhe i drejtori gazetarët drejt Ministrisë së Drejtësisë, e cila gjithashtu deri tani nuk ka komentuar. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s