• e enjte, 26 dhjetor 2024

Palestinezët kthehen në Kan Junis pas tërheqjes së ushtrisë izraelite

Palestinezët kthehen në Kan Junis pas tërheqjes së ushtrisë izraelite

 Gazë, 8 prill 2024 (MIA) - Palestinezët kanë filluar të kthehen në qytetin Kan Junis në pjeësm jugore të Rripit të Gazës, disa orë pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) i tërhoqën të gjitha forcat tokësore për një manovër, duke lënë vetëm një brigadë për të siguruar një korridor nëpër enklavën palestineze.

 Grupi i palestinezëve janë latguar nga qyteti më jugor i Gazës, Rafah, ku janë strehuar më shumë se 1.5 milionë palestinezë për në Kan Junis, raportoi "Tajms of Izrael".

 Pothuajse 400.000 njerëz kanë jetuar në dhe rreth Kan Junist para fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit që shpërtheu pas 7 tetorit. Pjesa më e madhe e zonës është tani në gërmadha pas muajsh bombardimesh dhe luftimesh të ashpra midis IDF-së dhe luftëtarëve të Hamasit.

 IDF bëri të ditur se ka vrarë më shumë se 13.000 operativë të Hamasit në Rripin e Gazës, përveç rreth 1.000 terroristëve në Izrael më 7 tetor.

 Autoritetet në Gazë bënë të ditur nse të paktën 33.175 palestinezë janë vrarë dhe 75.886 janë plagosur që nga 7 tetori i vitit 2023.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR