• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Palestinezët e ripërtërijnë kërkesën për anëtarësim të plotfuqishëm në KB

Palestinezët e ripërtërijnë kërkesën për anëtarësim të plotfuqishëm në KB

Nju-Jork, 3prill 2024 (MIA) - Autoriteti palestinez sërish ka kërkuar të bëhet anëtare e plotfuqishme të Kombeve të Bashkuara, thuhet në letrën të drejtuar dje deri te sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, njofton DPA.

"Sot, shteti Palestinë dhe pas instruksioneve të udhëheqësisë palestineze, dërgoi letër deri te sekretari i përgjithshëm, në të cilën kërkoi shqyrtim të aplikacionit tonë për anëtarësim", thuhet në publikimin e djeshëm në "X" nga Misioni i përhershëm monitorues palestinez në KB.

Publikimi përfshin letër, të nënshkruar nga ambasadori palestinez në KB, Riad Mansur, në të cilën kërkon që aplikacioni palestinez për anëtarësim të plotfuqishëm nga viti 2011 sërish të parashtrohet deri te Këshilli i Sigurisë në prill.

Autoriteti Palestinez aplikoi për anëtarësim të plotë në KB në shtator të vitit 2011, por nuk arriti t'i marrë nëntë votat e nevojshme. SHBA-ja ka kërcënuar me veton ndaj aplikimit.

SHBA-ja dhe fuqitë e tjera perëndimore kanë paralajmëruar se njohja nga KB-ja e një shteti palestinez do të anulonte marrëveshjet e mëparshme që mbështesin negociatat midis Izraelit dhe palestinezëve për të krijuar një shtet palestinez që do të jetonte në paqe përkrah Izraelit.

Në vitin 2012, Asambleja e përgjithshme e KB-së votoi 138 kundrejt, 9, me 41 abstenime, për t'i dhënë Palestinës statusin e "shtetit vëzhgues" pavarësisht kundërshtimit nga SHBA-ja , të cilat nuk kanë të drejtën e vetos atje. Nga 193 shtete anëtare të KB-së, 139 e kanë njohur deri tani Palestinën si shtet të pavarur. Gjermania dhe SHBA-ja nuk janë mes tyre. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR