• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Palestinezët akuzojnë Izraelin për sulmin në kampin e personave të zhvendosur, Izraeli pretendon se ka pasur cak objektiva legjitime

Palestinezët akuzojnë Izraelin për sulmin në kampin e personave të zhvendosur, Izraeli pretendon se ka pasur cak objektiva legjitime

Rafah, 27 maj 2024 (MIA) - Autoritetet palestineze dhe Hamasi kanë akuzuar Izraelin për një "masakër" kur ai synonte një qendër për njerëzit e zhvendosur në Rafah në jug të Rripit të Gazës, ndërsa ushtria izraelite kumtoi se kishte në shënjestër "objektivat legjitime" dhe "terroriste", transmeton Beta.

"Kjo masakër e tmerrshme e kryer nga forcat pushtuese izraelite shkel të gjitha rezolutat ndërkombëtare", thuhet në kumtesën e presidencës palestineze.

Autoritetet palestineze kanë akuzuar Izraelin se "me qëllim ka gjuajtur" kampin e personave të zhvendosur në Barkasat, në veriperëndim të qytetit Rafah i cili drejtohet nga agjencia e KB-së për refugjatët palestinezë.

Sipas Hamasit që është në pushtet në Rripin e Gazës të paktën 35 persona janë vrarë nga bombardimet, ndërsa dhjetëra janë plagosur.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze kumtoi se "një numër i madh" i viktimave ose të plagosurve në sulm janë dërguar me ndihmë të shpejtë.

Ushtria izraelite kumtoi se një prej aeroplanëve izraelit ka goditur kompleksin e Hamasit në Rafah, ku po vepronin terroristët mes të cilëve dhe dy liderë të lëvizjes nga Bregu Perëndimor.

"Sulmi u krye kundër objektivave legjitime sipas ligjit ndërkombëtar, duke përdorur municione precize dhe bazuara në inteligjencën e saktë që tregon përdorimin e zonës nga Hamasi", thuhet në kumtesën izraelite. rq/

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR