• e mërkurë, 17 korrik 2024

Pako të re të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën

Pako të re të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën
Uashington, 19 gusht 2022 (MIA) – SHBA-ja është e gatshme t’i japë Ukrainës afër 800 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake, duke përfshirë edhe të paktën 10 fluturake zbuluese pa pilot, deklaruan disa përfaqësues të paemëruar amerikanë. Sipas tyre, pjesa më e madhe e ndihmës do të jenë obuset dhe municionet shtesë, si dhe dronët përçues për fluturime të gjata zbuluese, të cilët lansohen nga katapulta dhe më pas kthehen mbrapa. Kjo do të ishte hera e 19-t nga gushti i vitit 2021, që Ministria amerikan e Mbrojtjes të dërgojë armë dhe pajisje ushtarake nga rezervat e veta në Ukrainë. Nga fillimi i pushtimit rus, SHBA-ja ka dërguar municion dhe pajisje të tjera në Ukrainë në vlerë prej më shumë se nëntë miliardë dollarë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR