• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pakistani emëroi kryeministër të përkohshëm

Pakistani emëroi kryeministër të përkohshëm

Islamabad, 12 gusht 2023 (MIA) - Pakistani sot e emëroi Anvarul Hak Kakar për kryeministër të përkohshëm i cili do ta mbikëqyrë mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, lajmëroi DPA.

"Kryeministri Shahbaz Sharif dhe lideri i opozitës në Kuvendin nacional Raxha Riaz Ahmad e finalizoi emrin e kryeministrit të përkohshëm", thuhet në kumtesën e publikuar nga kabineti i Sharifit.

Dy liderët mbajtën disa takime në mëynrë që të zgjedhin personalitet neutral i cili do ta udhëheqë vendin në zgjedhje.

Dokumenti i nënshkruar nga dy liderët i është dërguar presidentit për miratim dhe publikim zyrtar.

Kakar rrjedh nga provinca më jostabile në vend, Baluxhistan dhe për momentin është senator.

Të enjten, presidenti Arif Alvi e shpërndau Kuvendin e 15-të nacional, duke e shënuar fundin e mandatit pesëvjeçar të shtëpisë ligjvënëse.

Siç lajmëroi DPA, zgjedhjet në Pakistan, fuqi bërthamore me popullatë mbi 240 milionë njerëz dhe demokraci të brishtë, çdoherë janë me kundërthënie dhe akuza për manipulim të votave. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR