• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pakistan: Imran Kan nënshkroi një garancion që ai do të paraqitej në gjykatë deri më 18 mars, por autoritetet e refuzuan dokumentin

Pakistan:  Imran Kan nënshkroi një garancion që ai do të paraqitej në gjykatë deri më 18 mars, por autoritetet e refuzuan dokumentin

Lahore, 15 mars 2023 (MIA) - Ish kryeministri i Pakistanit Imran Kan sot përmes Tuiterit publikoi se ka nënshkruar një garancion, me të cilin obligohet  se do të paraqitet në gjykatë më së voni deri më 18 mars. Por, sipas tij, autoritetet refuzuan të pranojnë një dokument të tillë.

 Kan, përmes disa postimeve në Tuiter informon se prej dje në pronën e tij udhëhiqet "një luftë e vërtetë" dhe se pas gazit lotsjellës dhe topthave të ujit, tani forcat policore përdorin edhe municion. Ai vlerësoi se kjo dëshmon se qëllimi i operacionit nuk ishte ai të dërgohet në gjykatë, por të kryhet "rrëmbim dhe vrasje".

Këshilltari i Kanit, Favad Çaudri shtoi se partia e Kanit, lëvizja pakistaneze për drejtësi, ka kërkuar nga gjykata ta ndalë arrestimin e ish kryeministrit, i cili është akuzuar për korrupsion.

Operacioni policor për arrestimin e Kanit çoi në disa përleshje ndërmjet mbështetësve të tij dhe policisë. Sipas mediave lokale, janë lënduar  dhjetëra policë dhe rreth 35 mbështetës të Kanit.

Policia në qytetin lindor Lahore planifikonte t'i dorëzojë urdhëresë Kanit që të paraqitet në gjykatë më së voni këtë javë, por gjuajtën gaz lotsjellës në shtëpi pasi mbështetësit e liderit opozitar 71 vjeçar  u gjuanin me gurë dhe tulla, që e nxiti policinë të kthejë me shkopinj.

Është njoftuar se janë lënduar dhjetëra policë dhe rreth 35 mbështetës të Kanit.

Kan, të cilit i është votuar mosbesim në Parlament prillin e kaluar, u urdhërua të paraqitej para gjykatës në Islamabad të premten për t'u përgjigjur  në akuzat për mbulim të pronës dhe shitjes ilegale të dhuratave qeveritare që i ka marrë gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Ish kryeministri i shmanget paraqitjes në gjykatë nga nëntori kur ishte plagosur në një sulm ajror të tubimit protestues në provincën lindore Penxhab, duke pohuar se nuk është i aftë të udhëtojë nga Lahore në Islamabad për t'u përballur me akuzën.

Kan konfirmoi se seria e rasteve gjyqësore kundër tij, të cilat përfshijnë akuza për terrorizëm, janë komplot i qeverisë së trashëgimtarit të tij, kryeministrit Shahbaz Sharif. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR