• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pakistan: Imran Kan e akuzoi kryeministrin aktual se qëndron prapa sulmit të djeshëm ndaj tij

Pakistan: Imran Kan e akuzoi kryeministrin aktual se qëndron prapa sulmit të djeshëm ndaj tij
Islamabad, 4 nëntor 2022 (MIA) - Ish-kryeministri pakistanez, Imran Kan sot deklaroi se dy sulmues të cilët hapën zjarr ndaj tij në Vazirabad tentuan ta vrasin. Në sulmin e djeshëm Kan u qëllua derisa kryesonte një marsh protestues me kërkesë për zgjedhje të parakohshme. Sipas ish-kryeministrit Kan, një person ka ndërruar jetë, ndërsa njëmbëdhjetë janë lënduar gjatë të shtënave. Ai e dha deklaratën e tij nga spitali në qytetin Lahore, ku u pranua pas sulmit. Imran Kan tha se edhe tre persona ishin komplotistë për atentatin e tij. Kan nga spitali i emëroi kryeministrin aktual pakistanez, Shahbaz Sharif, ministrin e Punëve të Brendshme, Rana Sanaulla dhe gjeneral-majorin, Fajsal Naser nga zbulimi si porositës të sulmit. "Këta të tre tentuan të më vrasin", tha ai në deklaratën e publikuar në JuTjub. Sharif dhe Sanaulla i mohuan akuzat dhe bënë thirrje për hetim të shpejtë për rastin. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR