• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pak para fillimit të Ramazanit, policia arrestoi 20 persona në Jerusalem

Pak para fillimit të Ramazanit, policia arrestoi 20 persona në Jerusalem

Jerusalem, 11 mars 2024 (MIA) - Pak para fillimit të Ramazanit, policia izraelite ka arrestuar 20 persona në pjesën lindore të Jerusalemit në të cilën dominojnë arabët, njoftojnë policia. 

Të dyshuarit, të cilët janë arrestuar në dy javët e fundit, akuzohen për mbështetje ose nxitje të terrorizmit. Shumica prej tyre janë ende nën hetim dhe disa tashmë janë akuzuar, thuhet në njoftim.

Ramazani është muaji i shenjtë i agjërimit për myslimanët dhe këtë vit ka filluar mbrëmë.

Këtë vit tensionet në Izrael dhe territorin e okupuar palestinez janë veçanërisht të forta për shkak të luftës aktuale në Gazë. Gjatë Ramazanit pritet që konflikti të vazhdojë në Bregun Perëndimorë të okupuar dhe rreth vendeve të shenjta në pjesën e vjetër të Jerusalemit.

Shërbimi i inteligjencës izraelite Mosad pohoi se Hamasi islamik do të përpiqet t'i "vëjë zjarrin rajonit" gjatë Ramazanit në Gazë.

Uashingtoni më herët filloi të bëjë presion për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve që do të finalizohej deri në fillim të Ramazanit, por pavarësisht javëve të përpjekjeve, bisedimet kanë ngecur për ditë të tëra. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR