• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pajisje e re në Poliklinikën e Çairit

Pajisje e re në Poliklinikën e Çairit

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA)- Poliklinika e Çairit prej sot i ka pesë pajisje të reja EHO digjitale dopler me ngjyrë. Për vizitë të këtij institucioni shëndetësor ka qenë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti i cili theksoi se bëhet fjalë për investim nga Shtëpia e Shëndetit -Shkup.

"Njëra pajisje EHO dopler me ngjyrë është vendosur në kabinetin në Poliklinikën e Çairit, ndërsa e dyta është planifikuar për repartin e mjekësisë interne e cila do të jetë me sonde kardiologjike", tha Mexhiti.

Ai informoi se në Poliklinikë, pajisja e vjetër për gastroskopi është zwvendwsuar me gastroskop të ri 

Ai informoi se në Poliklinikë, pajisja e vjetër për gastroskopi është zëvendësuar me gastroskop të ri modern. Në rrjedhë është përgatitja e kabinetit të ri për ortopedi që do i mbulojë shërbimet e tilla shëndetësore në këtë pjesë të qytetit të Shkupit. Përveç kësaj, këtu është instaluar një gjenerator i ri për prodhimin e energjisë elektrike.

Mexhiti informoi se në muajin e kaluar është instaluar dhe implementuar sistemi- paks në të gjitha kabinetet e rentgenit Shkup. Me këtë, siç theksoi ai, mundësohet qasje më e lehtë e të gjithë mjekëve radiologë në diagnostikimin e rentgenit që kryhet këtu.

"Si ministri e Shëndetësisë jemi të angazhuar fuqishëm për përmirësimin e kushteve në shëndetin publik përmes furnizimit të pajisjeve të reja, rikonstruksioneve dhe investimeve në kapitalin njerëzor. Gjatë muajit shtator janë realizuar 42 punësime të reja në Shtëpinë e Shëndetit Shkup. Prej tyre, 22 mjekë janë të punësuar në Shërbimin për ndihmë urgjente mjekësore", nënvizoi ministri.

Këtë vit, theksoi Mexhiti, janë bërë ndryshime pozitive në sistemin shëndetësor.

"Vazhdojmë edhe gjatë periudhës së ardhshme të investojmë në punëtorët shëndetësor dhe të kujdesemi për pacientët tonë", shtoi ministri i Shëndetësisë. ss/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR