• e shtunë, 23 nëntor 2024

Padi penale për shkaktim të zjarrit pyjor, kryerësi është privuar nga liria

Padi penale për shkaktim të zjarrit pyjor, kryerësi është privuar nga liria

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Zyra e jashtme për Çështje Kriminalistike pranë DPB Makedonski Brod në Prokurorinë Themelore Publike në Kërçovë sot ka ngritur padi penale kundër D.T. (57) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim se ka kryer vepër penale "shkaktim të zjarrit pyjor", i dënuar sipas nenit 227 paragrafi 5 nga Kodi Penal. 

Siç bënë të ditur nga MPB, i denoncuari në disa raste, më 15.07.2024, më 30.07.2024, 02.08.2024, 05.08.2024 dhe më 07.08.2024 në ataret e fshatrave Sllatinë dhe Greshnicë, komuna Makedonski Brod, ka shkaktuar zjarr në vend të hapur, i cili ishte përhapur dhe ishin shkaktuar zjarre në sipërfaqe më të madhe, ku digjej bari dhe bimët me kërcell të ulët. 

"Të gjitha zjarret ishin shuar nga ekipe të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Makedonski Brod dhe Ndërmarrjes pyjore rajonale 'Sandanski' - Makedonski Brod. Gjatë ndërmarrjes së masave lidhur me zjarret, nëpunës të policisë nga DPB Makedonski Brod e kishin gjetur të denoncuarin D.T. në vendin ku ishte shkaktuar zjarri dhe gjatë kontrollit te ai ishin gjetur gjëra me të cilat mund të shkaktohet zjarr. Me të denoncuarin ishte kryer bisedë zyrtare, me çka ai i kishte pranuar veprat", bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR