• e hënë, 08 korrik 2024

Pa rrymë Tirana dhe disa qytete të tjera

Pa rrymë Tirana dhe disa qytete të tjera

Tiranë, 21 qershor 2024 (MIA) - Pa energji elektrike prej paradite është Tirana dhe më shumë qytete në Shqipëri, si Korça, Elbasani, Shkodra, Durrësi, Pogradeci, Lezha dhe Kukësi.

"Mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike në një ditë të nxehtë kur temperaturat arritën 41 gradë Celsius dhe sot është një nga ditët më të nxehta. Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar kaos në komunikacion për shkak të mosfunksionimit të semaforëve", publikojnë mediat.

Nuk ka asnjë kumtesë zyrtare për shkakun nga institucionet shtetërore, por mediat raportojnë se ka probleme me linjën e transmetimit Shqipëri-Mali i Zi, por dhe linjën e transmetimit Shqipëri-Greqi. rq/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR