• e shtunë, 24 gusht 2024

Pa rrymë nesër disa pjesë të Sarajit, Gazi Babës, Haraçinës dhe Ilindenit

Pa rrymë nesër disa pjesë të Sarajit, Gazi Babës, Haraçinës dhe Ilindenit

Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) - Pa rrymë nesër prej orës 8:00 deri në orën 9:00 do të jenë një pjesë e banorëve të fshatit Krushapek drejt shkollës në komunën Saraj, ndërsa prej orës 8:00 deri në orën 12:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga lagjja Hekuranë dhe objektet rreth kopshtit të fëmijëve në komunën Gazi Babë.

Pa furnizim me energji elektrike nesër prej orës  9:30 deri në orën 10:00 do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Haraçinë dhe banorë të Bërnjarcit dhe Hasanbegut në komunën Gazi Babë. 

Në periudhë prej orës 8:30 deri në orën 14:00 nesër pa rrymë do të jenë shfrytëzusesit nga fshati Deladrovc, Tekia dhe Milladinovc në komunën Ilinden. 

Siç bëri të ditur QRMK - Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve të planifikuara në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Qytetin e Shkupit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR