• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përse myslimanët e kundërshtojnë djegien e Kuranit: Fjala e Zotit

Përse myslimanët e kundërshtojnë djegien e Kuranit: Fjala e Zotit

3 gudht 2023

Al Xhazira Ballkans

Në disa vende myslimane në javët e fundit u mbajtën demonstrata si përgjigje ndaj përdhosjes së përsëritur dhe djegies së Kuranit në Suedi dhe Danimarkë.

Vendet myslimane u përgjigjën shpejtë. Arabia Saudite e moti në pyetje ushtruesin danez të detyrës për këtë çështje, Irani e thërriti ambasadorin suedez në Teheran, përderisa Iraku e dëboi diplomatin më të lartë suedez.

Në Bagdad, qindra njerëz tentuan të hyjnë në Zonën e gjelbër, rajon me siguri të lartë, me ambasada të shumta të huaja dhe seli të Qeverisë irakiane.

Përse myslimanët janë kundër djegies së Kuranit?

Kurani është libri i shenjtë i islamit dhe teksti i tij më i shenjtë. Ai nuk është vetëm libër, por konsiderohet literalisht Fjalë e Zotit, ndërsa myslimanët ndaj tij sillen me respektin më të madh.

Myslimanët besojnë se teksti në Kuran është i ruajtur në formën e tij origjinale që nga shpallja e tij para përafërsisht 1400 viteve. Si të tillë, myslimanët, djegien e Kuranit e shohin si përdhosje të Fjalës së shenjtë dhe akt të papranueshëm.

"Kjo (djegia e Kurnait) është ofendim për religjionin dhe besimin e myslimanëve, por ajo që është akoma më për të ardhur keq, është se ky ofendim i shenjtërisë së një numri të madh të njerëzve ndodhë nën hijen e mbrojtjes së lirive", thotë Abaz Salimi M]Namin, shkencëtar i cili jeton në Teheran.

Respekti ndaj myslimanëve

Myslimanët e respektojnë profetin Muhamed so të dërguarin e fundit të Zotit.

Ofendimi apo shfaqja e tij në mënyrë pa respekt, konsiderohet shkelje serioze nga ana e myslimanëve.

Xhamitë janë vende për shërbesa ndaj Zotit dhe si të tilla konsiderohen hapësira të shenjta. Secila formë e vandlaizmit, përdhosjes apo mosrespektit të xhamive është thellësisht ofenduese për myslimanët, si dhe prë shumicën e besimeve të tjera dhe personalitetet apo vendet e tyre të shenjta për shërbesa fetare.

Krim nga urrejtja?

Myslimanët përbëjnë një pakicë të vogël të popullatës në vendet perëndimore evropiane. Disa myslimanë besojnë se marrja në cak e simboleve të shenjta të islamit për shkak të prëdhosjes është dëshmi për klimën më të gjerë të urrejtjes ndaj myslimanëve dhe është e nxitur nga e djathta ekstreme evropiane.

Kjo është e lidhur me thirrjet e të djathtës ekstreme për ndërprerje të emigracionit nga vendet myslimane, e madje edhe dëbim të qytetarëve myslimanë, në kontekst të teorisë së komplotit se myslimanët do ta "zëvendësojnë" popullatën vendore evropiane.

Përderisa një nga figurat kryesore prapa valës së kohëmëparshme të djegies së Kuranit është një i krishterë irakian i cili jeton në Suedi, shumica besojnë se e djathta ekstreme po tenton të krijojë tensionim mes jomyslimanëve dhe myslimanëve në Evropë.

Si reaguan vendet myslimane ndaj djegies së Kuranit?

Vendet myslimane, përfshirë Irnain dhe Pakistanin, kumtuan se përdhosja e Kuranit është nxotje e dunës dhe bënë thirrje për përgjegjësi. Mijëra njerëz dolën në rrugë në disa vende për ta dënuar djegien.

"Më duket se duke protestuar kundër djegies së Kuranit, myslimanët në të vërtetë ridefinojnë atë se çka është dashuria, si dhe maturia", deklaroi për Al Xhazirën Irfan Ahmad, profesor i antropologjisë në Universitetin Ibn kaldun në Stamboll. "Sepse, siç e dimë, djegia e Kuranit - pa dallim nha shfaqja e tij në mediumet perëndimore - nuk është çështje e lirisë së të shprehurit, por akt i urrejtjes së plotë dhe keqkuptimit".

Në korrik u parashtrua kërkesë drejt trupit për të drejta të njeriut në Kombet e Bashkuara, si përgjigje ndaj djegies së Kuranit në Suedi. Në kërkesë u bëhet thirrje vendeve t'i rishqyrtojnë ligjet e veta dhe t'i plotësojnë zbrazëtirat që mund ta "pengojnë parandlaimin dhe ndjekjen e veprave dhe prëfaëqësimin në urrejtje fetare". ab/

Foto: ЕPA

QËNDRONI TË LIDHUR