• e enjte, 07 nëntor 2024

Përsëri trazira në Kaledoninë e Re

Përsëri trazira në Kaledoninë e Re

Numea, 24 qershor 2024 (MIA) - Në disa qytete të arkipelagut francez të Oqeanit të Qetë, Kaledonia e Re, mbrëmë kanë shpërthyer sërish trazira, gjatë të cilave janë sulmuar pjesëtarë të policisë.

Dhuna u shkaktua pasi disa separatistë, mes të cilëve edhe lideri i Qelisë për koordinimin e veprimeve në terren, Kristian Tejn, i dyshuar për organizimin e kryengritjeve, janë transferuar në Francën kontinentale për të vuajtur dënim me burg.

Në qytetin Dumbea është djegur godina e policisë lokale dhe katër automjete të blinduara. Në përleshjet midis policisë dhe separatistëve në qytetin Burail është lënduar një person.

Nga 13 maji, Kaledonia e Re është kapluar nga trazira të dhunshme të shkaktuara nga protestat kundër një ligji zgjedhor, me të cilin lejohen njerëzit që u shpërngulën në territor të paktën 10 vjet më parë të votojnë në zgjedhjet lokale. Sipas kundërshtarëve të ligjit, me këtë do të zvogëlohet ndikimi politik i popullatës autoktone të arkipelagut. Në dunën janë vrarë nëntë njerëz, duke përfshirë dy xhandarë, ndërsa u shkaktua dëm i madh, që vlerësohet në mbi një miliard euro. Në mes të qershorit, presidenti Emanuel Makron ka suspenduar një propozim ligj që do të parashikonte reformë kushtetuese për të ndryshuar kriteret elektorale për zgjedhjet në provincat e Kaledonisë së Re. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR