• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përsëri kaos në Parlamentin e Shqipërisë

Përsëri kaos në Parlamentin e Shqipërisë

Tiranë, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë, ashtu si ato të mëparshme, nisi në kaos total, pasi deputetët e opozitës ndezën bomba tymi, goditën tavolinat e parlamentit dhe bllokuan foltoren me karrige.

Pjesëtarë të Gardës kombëtare të ngarkuar për sigurinë tentonin t'ua hiqnin nga duart bombat e tymit deputetëve. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Flamur Noka, ish ministër i Brendshëm, u përjashtua nga Kuvendi pasi hodhi bombë tymi dhe sulmoi një pjesëtar të gardës, kur tentoi të hiqte bombat të cilët i janë dhënë nga bashkëpartiakja Albana Vokshi. 

Paralajmërimet e spikeres së Kuvendit Lindita Nikolla për të kërkuar përgjegjësinë që kanë, kanë qenë të kota, pas së cilës seanca është shtyrë.

Koordinatori i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, deklaroi se Kuvendi është në një “anomali” dhe opozitës po i mohohet e drejta për të kontrolluar pushtetin.

"Parlamenti e humbi misionin e tij përfaqësues, forcat e sigurisë po zbatojnë urdhra të paligjshëm", akuzoi ai.

Reagoi dhe Sali Berisha i cili udhëheq grupin më të madh të demokratëve.

"Kjo ishte një seancë turpi. Padëgjueshmëria e sotme është suksesi i mëparshëm i deputetëve të opozitës", tha ai. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR