• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përplasje në Londër mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të qeverisë iraniane

Përplasje në Londër mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të qeverisë iraniane

 Londër, 25 maj 2024 (MIA) - Katër persona janë lënduar në përlplasjet në Londër mes ithtarëve  të presidentit të ndjerë iranian Ebrahim Raisi dhe kundërshtarëve të tij, ndërsa një person është arrestuar, njoftoi sot policia për trazirat e së premtes mbrëma.

 Përplasja shpërtheu në Uembli, në perëndim të Londrës, gjatë një mitingu për nder të Raisit, i cili humbi jetën si pasojë e rrëzimi të helikopterit. Demonstruesit u mblodhën para ambienteve ku u zhvillua takimi dhe u përplasën me ithtarët e autoriteteve në Iran.

 Në Londër ka një komunitet të madh të diasporës iraniane, shumica e të cilëve u larguan nga vendi pas "Revolucionit Islamik" të vitit 1979.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

  
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR