Përplasje mes dy helikopterëve ushtarakë amerikanë pranë bazës “Fort Kembell” në Kentaki, ka viktima
- Disa persona humbën jetën kur dy helikopterë ushtarakë amerikanë u përplasën në qarkun Trig, pranë bazës ajrore Fort Kembell, në shtetin federal amerikan të Kentakit.
- Post By Sara Ademi
- 10:23, 30 mars, 2023
Uashington, 30 mars 2023 (MIA) - Disa persona humbën jetën kur dy helikopterë ushtarakë amerikanë u përplasën në qarkun Trig, pranë bazës ajrore Fort Kembell, në shtetin federal amerikan të Kentakit.
Dy helikopterët "Blekhok" (HH60 Blackhawks) u aksidentuan duke realizuar stërvitjen rutinë rreth orës 22:00 sipas kohës lokale, tha drejtoresha për marrëdhënie me opinionin në bazën "Fort Kembel", Brendalin Karpenter-Plejer për "Foks Njuz Dixhital".
"Ekuipazhi po fluturonte me helikopterë "Blekhok" gjatë stërvitjes rutinë kur ndodhi incidenti. Statusi i anëtarëve të ekuipazhit nuk dihet aktualisht. Komanda aktualisht është e fokusuar në kujdesin për ushtarët dhe familjet e tyre", tha Karpenter-Plejer.
Në vendin e aksidentit arritën shërbimet e emergjencës nga disa rajone, ndërsa sipas raportimit të radios WKDZ, është e mundur të kenë vdekur deri në nëntë persona.
Guvernatori i Kentakit, Endi Beshir, në Tuiter e konfirmoi aksientin, duke thënë se do të ketë dia viktima.
"Po marrim lajme të rënda nga Fort Kembel, pritet të ketë viktima. Policia, shërbimet e emergjencës në Kentaki dhe nëpunësit lokal po ndihmojnë", shënoi Beshir në Tuiter. sa/