Përplasje fizike mes deputetëve të pushtetit dhe atyre të opozitës në Parlamentin serb, mbledhja është ndërprerë
- Mbledhja e Kuvendit serb në të cilën debatohej për Propozim-buxhetin për vitin 2025 është ndërprerë për shkak të incidentit, shtyrjeve dhe përplasjeve fizike të deputetëve nga koalicioni qeveritar dhe atyre të opozitës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:19, 25 nëntor, 2024
Beograd, 25 nëntor 2024 (MIA) - Mbledhja e Kuvendit serb në të cilën debatohej për Propozim-buxhetin për vitin 2025 është ndërprerë për shkak të incidentit, shtyrjeve dhe përplasjeve fizike të deputetëve nga koalicioni qeveritar dhe atyre të opozitës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Incidenti u shkaktua kur deputetët e koalicionit qeveritar dhe të opozitës erdhën në foltore duke mbajtur pankarta, pas çka pati thirrje, shtyrje të ndërsjellta dhe hedhje të letrave dhe ujit.
Situata u qetësua pas dhjetë minutave, kur mes palëve të konfrontuara zbriti kryetarja e Parlamentit, Ana Bërnabiq dhe i udhëzoi deputetët e koalicionit qeveritar drejt ulëseve të tyre.
Në të njejtën kohë erdhi deri te konflikti fizik në galerinë e mbledhjes së Kuvendit ku deputetët e SNS-së e hapën pankartën "Hajnat e verdhë (DS) dëshirojnë luftë, Serbia dëshiron punë".
Edhe para foltores vazhdoi shtyrja dhe kontakti fizik mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës, si dhe të disa ministrave. Së pari erdhi deri te shtyrja, e më pas edhe përplasja fizike mes Bojan Torbica nga Lëvizja e socialistëve (Vulin) dhe kryetarit të SSP-së, Dragan GJillas. Gjatë incidentit në Kuvend u dëgjuan vuvuzela dhe fishkëllima.
Pas kësaj, opozita futi një pankartë të madhe të bardhë me "dorë të përgjakur" në sallë, të cilën e vendosën para foltores, përderisa një deputet nuk tentoi tua marrë pankartën, pas çka sërish shpërtheu konflikti.
Pas qetësimit të situatës, deputetët nga opozita e penguan prezantimin e propozim-buxhetit të kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq në foltore, drejt së cilës u afruan disa deputetë të cilët fishkëllenin dhe mbanin pankarta në të cilat shkruhej "duart i ke të përgjakura".
Kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, pas incidenteve caktoi pauë dhe i thirri grupet e deputetëve në konsultime. ab/