• e premte, 08 nëntor 2024

Përplasje e një autobusi me një automobil në afërsi të vendit Mali Pozharevac - ka humbur jetën shoferi, më shumë se 30 të lënduar (PLT)

Përplasje e një autobusi me një automobil në afërsi të vendit Mali Pozharevac - ka humbur jetën shoferi, më shumë se 30 të lënduar (PLT)

Beograd, 29 maj 2024 (MIA) - Në përplasje mes një autobusit dhe një automobili, që ka ndodhur herët në mëngjes në afërsi të vendit Mali Pozharevac në Serbi, ka humbur jetën shoferi i veturës. Më shumë se 30 persona janë lënduar, katër prej tyre në gjendje të rëndë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Mëngjesin e sotëm në orën 05:40 në rrugën hyrëse që shpie nga Mlladenovci në autostradë dhe qarkorja Mali Pozharevc në drejtim të Beogradit, shoferi i automobilit humbi jetën në përplasjen me një autobus ndërurban.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur tre ekipe të ambulancës nga Mlladenovci. Shumë prej të lënduarve kanë pësuar lëndime të lehta.

Ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar ka vizituar të lënduarit.

"Janë pranuar 29 persona, prej të cilëve katër me lëndime të rënda. Katër sigurisht do të ndalen, ndërsa për të tjerët do të dimë pas diagnozës", deklaroi ai për mediat.

Policia aktualisht rregullon komunikacionin në atë pjesë, i cili është i ngadalshëm dhe automjetet janë duke u rioriantuar përmes vendit Mali Popoviq.

Hetimi është në vijim. rq/fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR