• e shtunë, 23 nëntor 2024

Përpjekjet e fundit diplomatike për një zgjidhje paqësore të krizës në Niger

Përpjekjet e fundit diplomatike për një zgjidhje paqësore të krizës në Niger

 Niamej, 19 gusht 2023 (MIA) - Një delegacion i Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore ECOVAS pritet të mbërrijë në Niger për të negociuar me juntën ushtarake që e rrëzoi presidentin më 26 korrik.

Përfaqësuesit e bllokut mund të mbërrijnë në kryeqytetin e Nigerit, Niamej, që sot, ndërsa përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Afrikën Perëndimore dhe Sahel, Leonard Santosh Simao, është atje nga e premtja.

 Zëdhënësi i KB-së, Stefan Dizharik, dje tha  se Simao do të takohet me juntën në përpjekje për të lehtësuar një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të krizës në Niger.

 ECOVAS sot publikoi se kishte caktuar një datë për fillimin e ndërhyrjes ushtarake "nëse dështojnë përpjekjet diplomatike me Nigerin", por nuk thanë se kur kjo mund të jetë.

 Pas takimi dyditor të shefave të forcave të armatosura të vendeve-anëtare të bllokut në Akra, kryeqyteti i Ganës, ECOVAS-i njoftoi se aksioni ushtarak do të jetë "opsioni i fundit për kthimin  e demokracisë në Niger".

 

QËNDRONI TË LIDHUR