• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përpara protestës së nesërme të bujqve në Bruksel, vazhdojnë bllokadat bujqësore në të gjithë Belgjikën

Përpara protestës së nesërme të bujqve në Bruksel, vazhdojnë bllokadat bujqësore në të gjithë Belgjikën

 Bruksel, 31 janar 2024 (MIA) - Protestat e bujqve në Belgjikë, të cilat filluan këtë fundjavë, vazhdojnë edhe sot me bllokada në disa akse rrugore në vend dhe në disa pjesë të Brukselit, si dhe në qendrat e shpërndarjes të zinxhirëve të supermarketeve.

Qendra Kombëtare belge e Krizave sot u rekomandoi qytetarëve të shmangin udhëtimin drejt Brukselit me automjetet e tyre, veçanërisht gjatë ditës së nesërme, kur paralajmërohen protesta dhe bllokada në qytetin ku do të mbahet Samiti special i BE-së. 

 Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas Policisë Federale të Belgjikës, nga mëngjesi në dy lokacione janë bllokuar hyrjet dhe daljet të autostradës E40 në Flandrën Lindore, edhe atë  te vendi Alter, në mes të Brizhit dhe Gentit dhe në Veteren, në zonën e Dendermondes. 

Bllokada e autostradës E19 në vendin Ot-Itre në drejtim të Brukselit, që ka filluar dje,  vazhdon edhe sot, ndërsa në të njëjtën autostradë bllokohen edhe pjesët për në Mons pranë Nivelit dhe rajonin e Brukselit pranë Hudengut. 

 

Белгиските земјоделци денеска продолжија со блокада на неколку локации и патни правци во земјата, вклучително и на плоштадот Меус во центарот на Брисел, недалеку во зградата на Европскиот пар

Pas bllokadës së djeshme të qendrës së shpërndarjes së "Aldi" në Vu-sur-Sur, grupe bujqish kanë bllokuar që mbrëmë edhe magazinat e "Kolrojt" në Gilengien  dhe Olinji në afërsi të Henos, dhe që nga mëngjesi i sotëm edhe "Lidëll" në qytetin Aje në jug të Belgjikës, që shkaktoi ndërprerje në furnizimin e supermarketeve të të dyja kompanive.

 Sindikata e Përgjithshme Flamande e Bujqve (ABS) për sot paralajmëroi bllokimin e hyrjeve në portin në Antverpen, për këtë arsye autoriteti portual u ka rekomanduar të punësuarve të punojnë nga shtëpia.

 

 

Federata Bujqësore Valone (FVA), ndërkaq,  njoftoi se në protestat e nesërme në Bruksel bujiqve belgë do t'u bashkohen edhe kolegët e tyre nga Spanja, Portugalia dhe Italia.

Sipas kryetares së FVA -së, Marian Strel, dje është mbajtur mbledhja e Komitetit të Organizatave Profesionale Bujqësore të BE-së (COPA) në të cilën përfaqësues nga këto tri shtete kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre në protestat në Bruksel. 

Dje, ndërkaq,  pati paralajmërime se në protestën në Bruksel do të mbërrijnë edhe bujiqt nga Franca veriore dhe Luksemburgu.

 

Për shkak të protestës së nesërme të paralajmëruar në Bruksel, policia njoftoi se nesër nga ora 7 do të mbyllen për qarkullim tunelet dhe rrugët hyrëse që të çojnë në sheshin Shuman, ku ndodhen ndërtesat e Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së.

  

Unioni Flaman i Bujqve (BB) për nesër ka paralajmëruar protesta në Gent dhe Genk, duke theksuar se do të mbështesë të gjitha tubimet spontane të bujqve dhe organizatave bujqësore "në javët në vijim, me qëllim që zëri i bujqve të dëgjohet qartë dhe në mënyrë jo të dhunshme".

Bujqit belgë po kërkojnë një reduktim të barrës administrative dhe një lehtësim të politikave ekologjike evropiane, në mënyrë që, pretendojnë, të mundësojnë që sektori bujqësor të jetë "me të vërtetë i qëndrueshëm në mënyrë ekonomike, ekologjike dhe sociale".  

 Foto: Arkivi i MIA-s/Belga

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR