• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përmbytjet në Libi shkatërruan një të katërtën e qytetit Derna, ekziston frika se 10.000 persona janë të zhdukur

Përmbytjet në Libi shkatërruan një të katërtën e qytetit Derna, ekziston frika se 10.000 persona janë të zhdukur

Tripoli, 12 shtator 2023 (MIA) - Rreth një e katërta e qytetit lindor Derna është shkatërruar pasi një digë shpërtheu në stuhinë e madhe e cila e kaploi Libinë, njoftoi sot administrata rajonale, ndërsa Kryqi i Kuq njoftoi se ekziston frika se rreth 10.000 persona janë zhdukur në vërshimet në mbarë vendin.

Vetëm në Derna tashmë janë nxjerrë të paktën 1.000 trupa. Autoritetet lokale frikësohen se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh pasi stuhia Daniel e kaloi Mesdheun dhe e goditi vendin ekonomia, infrastruktura dhe standardet e të cilit janë në gjendje të keqe pas më shumë se një dekade nga konflikti. 

Ministri i Aviacionit Civil, Hiken Abu Çkioat deklaroi për Al Xheziran se pret që numri i përgjithshëm i të vdekurve në gjithë vendin në fund të arrijë më shumë se 2.500, sepse numra të rinj për të zhdukurit vazhdimisht vijnë dhe po rriten. 

"Nga burime të pavarura mund të konfirmojmë se numri i personave të zhdukur deri më tani është rreth 10.000", deklaroi Tamer Ramadan, shef i delegacionit të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), përmes një video lidhje nga Tunizia për gazetarët në Gjenevë. fc/

Fotografia: IKS

QËNDRONI TË LIDHUR