• e shtunë, 23 nëntor 2024

Përmbytje katastrofike në Norvegji, komunikacioni i paralizuar, evakuohen mijëra persona

Përmbytje katastrofike në Norvegji, komunikacioni i paralizuar,  evakuohen mijëra persona

 Oslo, 9 gusht 2023 (MIA) – Norvegjia ka evakuuar mijëra persona pasi lumenjtë u ngritën në nivelet më të larta në 50 vitet e fundit, ndërsa shtëpitë dhe subjektet afariste janë zhytur ose janë bartur nga ujërat e ardhur.

Rrugët kryesore të vendit janë mbyllur dhe shërbimet hekurudhore janë pezulluar në pjesë të mëdha të Norvegjisë jugore pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati. 

Autoritetet po paralajmërojnë për përmbytje të mëtejshme që mund të pasojnë në ditët në vijim pasi uji lëviz drejt rajoneve të ulëta bregdetare. 

Qarku Inlandet, një nga zonat më të goditura në Norvegji, bëri të ditur tha se shumë persona janë izoluar nga përmbytjet dhe se shërbimet e urgjencës mund të mos jenë në gjendje të arrijnë menjëherë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë. 

 "Jemi në një situatë emergjente me përmasa kombëtare", tha kryebashkiaku i Inlandet, Aud Hov.

Qeveria vendosi sot të mobilizojë më shumë helikopterë për të marrë pjesë në evakuim, tha Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike për  TV2. 

Autoritetet norvegjeze kumtuan se deri më tani nuk është raportuar asnjë rast vdekjeje. 

Në ditët e fundit edhe Suedia ashtu edhe Finlanda janë goditur nga erëra dhe shira të fortë, si dhe nga rrëshqitje të dheut. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR