• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në rajonin e Detit të Zi në Turqi, një person ka humbur jetën

Përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në rajonin e Detit të Zi në Turqi, një person ka humbur jetën

 Ankara, 10 korrik 2023 (MIA) - Reshjet e rrëmbyeshme të shiut në rajonin e Detit të Zi në Turqi shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, ndërsa një person humbi jetën në provincën veriore turke Samsun, deklaroi sot ministri i Transportit Abdulkadir Uraloglu.

"Disa rrugë janë mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dheut", shtoi ai. 

 Në provincën Bollu, dalja e tunelit është bllokuar. Në video shfaqen ekskavatorët që përpiqen të pastrojnë rrugën. Shërbimi meteorologjik paralajmëroi edhe  për një mot të keq të ti në rajonin e Detit të Zi.

 Rajoni i Detit të Zi është vazhdimisht i ekspozuar ndaj përmbytjeve të mëdha.

 Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se kushtet ekstreme të motit janë pasojë e krizës klimatike.

 "Fatkeqësisht, si pjesa tjetër e botës, edhe vendi ynë po i ndjen gjithnjë e më shumë problemet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike", tha Erdogani në Stamboll. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR