• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përmbytet varka me emigrantë në brigjet e Tunizisë, humbin jetën 12 persona, 10 rezultojnë të zhdukur

Përmbytet varka me emigrantë në brigjet e Tunizisë, humbin jetën 12 persona, 10 rezultojnë të zhdukur

Tunizia, 30 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 12 persona humbën jetën, mes të cilëve tre foshnja, ndërsa 10 persona rezultojnë si të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u përmbyt mëngjesin e sotëm në brigjet e Tunizisë, jo larg qytetit Xherbas.

Emigrantët po përpiqeshin të kalonin Mesdheun në rrugën drejt Evropës, kumtoi roja bregdetare, transmetojnë mediat britanike.

"Roja bregdetare arriti të shpëtojë 29 persona të cilët kanë udhëtuar me anijen e mbingarkuar", deklaroi një zyrtar anonim i rojës bregdetare.

Grupi lokal për të drejtat e njeriut kumtoi se të gjithë emigrantët kanë qenë nga Tunizia, përveç dy marokenë.

Tunizia po përballet me një krizë të paparashikueshme emigrantësh dhe në vend të Libisë, mbetet pika kryesore për të gjitha ata të cilët duan të arrijnë në Evropë në kërkim të një jete më të mirë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR