• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përleshje në afërsi të xhamisë Al Aksa në Jerusalem dy netë me radhë

Përleshje në afërsi të xhamisë Al Aksa në Jerusalem dy netë me radhë

Jerusalem, 6 prill 2023 (MIA) - Forcat izraelite të sigurisë dy netë me radhë u përleshën me palestinezët në afërsi të xhamisë Al Aksa në Jerusalem. Konflikti ndodh gjatë sezonit të festave, muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës hebraike Pasha.

Një grup i palestinezëve të rinj digjnin mjete piroteknike dhe gjuanin gurë drejt policisë izraelite derisa bënin përpjekje që të barrikadohen në Al Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i islamit në Jerusalem. Al Aksa gjendet në rrafshnaltën, të cilën hebrenjtë e quajnë mali i tempullit, vendi më i shenjtë në judaizëm. 

Policia njoftoi se palestinezët kanë bërë përpjekje që t'i pengojnë besimtarët që ta lëshojnë xhaminë. Natën e kaluar në përleshjet në atë lokacion në pjesën e vjetër të Jerusalemit ishin lënduar disa persona. Prej tyre policia arrestoi rreth 350. 

Lëvizja ekstremiste izraelite Hamas, e cila është në pushtet në Rripin e Gazës, gjuajti disa raketa mbi Izrael. Armata izraelite u përgjigj duke goditur disa caqe në enklavën bregdetare. Myslimanët vijnë që të luten në Al Aksa gjatë Ramazanit, përderisa hebrenjtë tradicionalisht shkojnë në pelegrinazh në Jerusalem për Pasha. Vendi i shenjtë është nën udhëheqjen palestineze, përderisa Izraeli është përgjegjës për sigurinë. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR