• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përleshje mes turqve dhe kurdëve në Bruksel, ka të lënduar lehtë

Përleshje mes turqve dhe kurdëve në Bruksel, ka të lënduar lehtë

Bruksel, 25 mars 2024 (MIA) - Në afërsi të Parlamentit Evropian në Bruksel sot shpërthyen trazira mes turqe dhe kurdëve, informojnë mediat lokale. 

Demonstratat ishin autorizuar dhe thirrur nga përfaqësues të bashkësisë kurde në Belgjikë, të cilët protestuan kundër sulmit ndaj tyre nga ana e bashkësisë turke mbrëmë në një qytet në afërsi të Liezhit. 

Xhirimet nga vendi i incidentit të sotëm tregojnë se përnjëherë pjesëmarrësit në ngjarje kanë shfaqur agresion dhe ishte shkaktuar një zënkë masive në të cilën ishin përfshirë madje edhe persona të veshur me jelekë të verdhë me mbishkrimin "Sigurimi". Nëpunësit e policisë kanë bërë përpjekje që të parandalojnë eskalimin e incidentit dhe kanë përdorur gaz lotsjellës. Në xhirimet shihen policë dhe protestues të lënduar lehtë. Në këtë ngjarje morën pjesë rreth 200 persona. 

Shkak për incidentin e sotëm është sulmi i mbrëmshëm, të cilin, sipas kurdëve, e ka kryer nacionalistë ekstremistë kurdë që kanë lidhje me organizatën "Ujqërit gri". Kurdët e akuzojnë presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për këtë rast dhe ju bënë thirrje që demonstratat e sotme para PE-së që të deklarohen kundër "pasivitetit të BE-së" lidhur me shefin e shtetit turk. Sipas tyre, mbrëmë ishin sulmuar nga qindra turq, sepse në automobilët e tyre kishte flamuj kurdë. 

Më parë këtë muaj, kryeministri belg Aleksandar de Kro tërhoqi kritika nga Turqia pasi shprehu respekt për myslimanët e vendit dhe iu bashkua darkës tradicionale të iftarit në Antverpen. Mediat saktësuan se darka ishte me ftesë të lëvizjes gyleniste në Belgjikë dhe kjo u bë shkak që MPJ e Turqisë të thërriste ambasadorin belg në Ankara. Zyra e kryeministrit belg sqaroi se De Cro nuk mori pjesë në darkë për qëllime politike. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR