• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përhapet zjarri në pjesën lindore të zonës së Atikës - një seri evakuimesh herët në mëngjes

Përhapet zjarri në pjesën lindore të zonës së Atikës - një seri evakuimesh herët në mëngjes

Athinë, 12 gusht 2024 (MIA) - Disa vendbanime në pjesën verilindore të zonës së Atikës, rajoni më i gjërë i i Athinës, si dhe dy spitale, herët në mëngjes u evakuuan për shkak të zjarrit, i cili tashmë ka mbi 16 orë që digjet pa kontroll dhe gjatë natës është përhapur më tej, duke marrë përmasa të mëdha, njoftoi korrespondentja e MIA -s nga Athina. 

Në periudhën prej orës 5:10 deri 5:40 të mëngjesit u dërguan një sërë mesazhesh nga numri i urgjencës 112 për banorët e gjashtë lagjeve, ndërsa më pak se një orë më vonë pasoi edhe mesazhi për evakuimin edhe të njërit vendbanim. 

Paralelisht u evakuuan edhe spitali i fëmijëve dhe spitali ushtarak në rajonin konkret. 

Zjarri nga pjesa lindore e zonës së Atikës u përhap në pjesën veriore të Athinës, ndërsa sipas vlerësimeve në Greqi mbulon një sipërfaqe prej mbi 30 kilometrash. 

Zëdhënësi i shërbimit të zjarrëfikësve të Greqisë, Vasilis Vatrakojanis, herët në mëngjes njoftoi se "të gjitha forcat e mbrojtjes civile gjithë natën luftuan edhe pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore, zjarri u përhap me shpejtësi”.

Kanë intervenuar 150 zjarrëfikës, me 16 ekipe këmbësorie dhe 152 automjete, si dhe një numër i madhë i vullnetarëve, ndërsa me rrezet e para të diellit filloi shuarja nga ajri me 32 mjete, aeroplan dhe helikopterë.

Evakuime të zonave të banuara ka pasur gjatë ditës së djeshme, si dhe në orët e vona të natës, ndërsa për pritjen e qytetarëve janë hapur sallat sportive dhe stadiumi Olimpik në Athinë.

Në evakuimin e banorëve të zonave të prekura nga zjarri është përfshirë edhe policia, ndërsa policët shkojnë shtëpi më shtëpi, derë më derë për shpëtimin e mundshëm të qytetarëve.

Paralelisht, siç njoftoi ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Adonis Georgiadis, dy qendra shëndetësore në zonën më të gjerë dhe dy spitale në Athinë janë në gjendje të rritur gatishmërie, nëse kërkohet shtrimi në spital i qytetarëve të lënduar.

Deri tani, janë regjistruar vetëm disa raste të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë me probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit të dendur.

Tymi është përhapur në të gjithë zonën e Atikës dhe sipas Observatorit kombëtar në Athinë dhe portalit Meteo, ai shtrihet në rreth 100 kilometra. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR