• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përgjigjja e Hamasit "hap rrugë të gjerë" për arritjen e marrëveshjes

Përgjigjja e Hamasit

Gazë, 12 qershor 2024 (MIA) - Përgjigja e Hamasit për marrëveshjen e propozuar për armëpushim në Gazë "hap rrugë të gjerë" për arritjen e marrëveshjes, tha Izat al Rishk, anëtar i krahut politik të Hamasit.

Përgjigja e lëvizjes është "me përgjegjësi, serioze dhe pozitive", shtoi Al Rishk.

"Hamasi e pranon rezolutën e KS të KB-së për armëpushim dhe është i gatshëm të negociojë për hollësira", deklaroi të martën funksionari i grupit Sami Abu Zuhri, duke theksuar se punë e Uashingtonit është ta detyrojë Izraelin t'i përmbahet zbatimit të saj.

"Hamasi e pranon rezolutën për armëpushim, tërheqjen e forcave izraelite dhe këmbimin e pengjëve për të burgosur palestinezë në Izrael. Qeveria amerikane po ballafaqohet me test të vërtetë për plotësimin e obligimeve të saj lidhur me bërjen e presionit ndaj okupatorit që menjëherë ta ndërpres luftën përmes zbatimit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së", shtoi ai.

Të hënën Këshilli i Sigurimit e ka përkrahur planin e presidentit amerikan Xho Bajden për arritjen e armëpushimit në Gazë. Për propozim-rezolutën votuan 14 vende-anëtare, ndërsa Rusia, një prej shteteve me të drejtë të vetos, ishte e përmbajtur.

Rezoluta e përkrah planin e prezantuar nga Bajdeni, i cili parashikon armëpushim në Rripin e Gazës në tre faza.

Faza e parë parasheh armëpushim, lirimin e grave, fëmijëve dhe personave të moshuar të rrëmbyer nga ana e Hamasit në zëvendësim për të burgosur palestinezë, tërheqjen e forcave izraelite nga vendbanimet në Gazë, rritjen e ndihmës humanitare për popullatën civile palestineze, ripërtitjen e shërbimeve themelore dhe kthimin e civilëve në shtëpitë e tyre në tërë territorin e Rripit.

Në fazën e dytë parashihet fillim i negociatave për zgjidhje përfundimtare paqesore, lirimin e të gjithë izraelitëve tjerë të rrëmbyer nga ana e Hamasit dhe tërheqje të plotë e forcave izraelite nga Gaza.

Faza e tretë parashikon zbatimin e planit për rindërtim të Gazës, që do të zgjat disa vite. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR