• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përfundon stërvitja më e madhe e NATO-së në të cilën marrin pjesë 90 mijë ushtarë

Përfundon stërvitja më e madhe e NATO-së në të cilën marrin pjesë 90 mijë ushtarë

Bruksel, 31 maj 2024 (MIA) - Ushtarë të vendeve-anëtare të NATO-s sot do ta përfundojnë stërvitjen e tyre më të madhe ushtarake të organizuar nga aleanca mbrojtëse perëndimore që nga fundi i Luftës së ftohtë, qëllimi i së cilës është t'i rezistojë një agresioni të mundshëm rus, njoftoi DPA.

Seria e manovrave ushtarake nën emrin "Steadfast Defender 2024" filluan nga NATO në përgjigje të situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë si rezultat i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më shumë se dy vjet më parë. Sipas selisë së NATO-s, stërvitjet, të cilat filluan rreth katër muaj më parë, përfshinin më shumë se 90.000 ushtarë nga të 32 vendet anëtare të aleancës, si dhe 50 anije luftarake, 1.100 automjete luftarake dhe më shumë se 80 aeroplanë luftarakë.

Stërvitja u fokusua veçanërisht në alarmimin dhe vendosjen e forcave tokësore nacionale dhe multinacionaëe në krahun lindor të NATO-s, nga rrethi arktik deri në Karpatet në Rumani.

DPA njoftoi se skenari për manovrat e mëdha ushtarake është një sulm rus në territorin aleat, i cili bie në shtrirjen e nenit 5 të Marrëveshjes së Atlantikut të Veriut, e cila thot se sulmi ndaj një aleati të NATO-s konsiderohet si sulm ndaj të gjithë aleatëve. Neni 5 është zbatuar vetëm një herë - pas sulmeve të "Al-Kaedës" kundër SHBA-së më 11 shtator të vitit 2001. ls/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR