• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përfundoi takimi mes banorëve të Sllupçanit dhe EVN-së, për nesër është paralajmëruar takim i ri

Përfundoi takimi mes banorëve të Sllupçanit dhe EVN-së, për nesër është paralajmëruar takim i ri

Kumanovë, 3 gusht 2023 (MIA) - Përfundoi takimi mes banorëve të Sllupçanit dhe përfaqësuesve të EVN-së. Edhe nga kompania dhe përfaqësuesit e banorëve vlerësuan se takimi ka kaluar në atmosferë pozitive i cili do të kontribuojë që plotësisht të zgjidhet problemi me energjinë elektrike në këtë fshat. 

"Sot përfaqësues të EVN-së u takuan me përfaqësuesit e fshatit Sllupçan. Bisedimet u zhvilluan në drejtim pozitiv. Mbetet që të realizohet edhe një takim gjatë ditës së nesërme", njoftuan nga EVN-ja. 

Zekirja Shaini, këshilltar në komunën Likovë, deklaroi se takimi ka kaluar në atmosferë pozitive dhe se mbetet që të dakordohen hollësitë teknike. 

"Takimi kaloi në atmosferë pozitive, marrëveshja duhet të rregullohet teknikisht", tha Shaini. 

Pas bllokadave disaditëshe të banorëve të Sllupçanit në dy raste në fillim dhe fund të korrikut, kompania dhe banorët lidhën marrëveshje më 27 korrik. Banorët kanë më shumë kërkesa, në mesin e të cilave edhe të mos paguajnë fatura shumë të larta. Sipas informacioneve të fundit, EVN-ja duhet të fillojë ta rinovojë rrjetin më 9 gusht të këtij viti. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR