• e diel, 06 tetor 2024

Përfundoi debati për Propozimin e Ligjit për Tatimin e Solidaritetit, do të votohet në mënyrë shtesë

Përfundoi debati për Propozimin e Ligjit për Tatimin e Solidaritetit, do të votohet në mënyrë shtesë

 Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Në seancën e 120-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot përfundoi shqyrtimi i përgjithshëm i Propozimit për Ligjin për Tatimin e Solidaritetit, ndërsa votimi për propozimin do të caktohet në mënyrë shtesë.

 Zbatimi i Propozim ligjit  për tatimin e solidaritetit, siç thuhet në shpjegimin e ministrit të Financave Fatmir Besimi para deputetëve, do të shkaktojë implikime pozitive fiskale në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej rreth 4.7 miliardë denarë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së vlerësuan se Qeveria sërish po e përdor flamurin evropian dhe se ky ligj do të thotë vetëm një barrë shtesë për qytetarët që rregullisht paguajnë tatim. 

"Maqedonia është vendi i parë në Evropë që ka vendosur një ligj të tillë, në asnjë vend tjetër një ligj i këtillë dhe një tatim i këtillë nuk është vendosur. Sektorët të cilët janë përfshirë në vendet evropiane me tatim si rezultat  i krizës energjetike miratohet  vetëm në fusha të caktuara. Te ne miratohet Ligji për Solidaritet, i cili do t'i përfshijë të gjithë afaristët të cilët në vitin 2022 kanë realizuar të ardhura më të mëdha se rreth 10 milionë euro dhe ligji merr titullin për solidaritet, por që të mund kompanitë të paguajnë solidaritet, filimisht  Qeveria të tregojë solidaritet", theksoi Angelinka Petkova, deputete e VMRO-DPMNE-së.

 Deputeti Panço Minov tha se jep mbështetje për propozim ligjin, ai theksoi shembuj të caktuar në vende të tjera në të cilat tatimet e tilla kanë për qëllim një kthim të caktuar të mjeteve në drejtim të sanimit të pasojave në buxhet të shkaktuara nga kriza.

Gracia Bakraçeska  deputete e VMRO-DPMNE-së, tha se opozita ka iniciuar debat publik, por se pushteti nuk ka dashur të dëgjojë mendimin e sektorit të biznesit dhe opinionit, ndërsa me këtë  është ngritur dyshim  për atë ku dhe për çfarë do të shoenzohen paratë nga tatimi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR