• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përfaqësuesit e Hamasit përfunduan negociatat në Egjipt, pritet reagimi i Izraelit

Përfaqësuesit e Hamasit përfunduan negociatat në Egjipt, pritet reagimi i Izraelit

Kajro, 23 shkurt 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e grupit militant palestinez Hamas sot përfunduan raudnin e fundit të negociatave për armëpushim në Rripin e Gazës me përfaqësuesit egjiptian në Kajro dhe tani pritet rezultati i negociatave ndërmjet përfaqësuesve të Egjiptit dhe Izraelit, të cilat duhet të mbahen gjatë fundjavës në Paris, deklaruan një funksionar anonim i Hamasit dhe burimet egjiptiane të sigurisë.

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanije u takua me ndërmjetësuesit egjiptian në Kajro për të diskutuar për ndërprerjen e zjarrit, gjatë vizitës së tij të parë në Egjipt nga dhjetori.

Siç transmetojnë agjencitë, shefi i shërbimit të inteligjencës egjiptiane Abas Kamel sot do të udhëtojë në Paris në bisedime me izraelitët, pasi t'i përfundojë bisedimet me Hanije.

Funksionari i Hamasit deklaroi se gjatë diskutimeve me ndërmjetësuesit egjiptian  nuk kanë dhënë kurrfarë propozimi të ri lidhur me ato që i kishin paraprakisht, kështu që tani presin të shohin se ç'farë do të thonë përfaqësuesit e Izraelit.

"Diskutuam për propozimin tonë me përfaqësuesit egjiptian dhe do të presim derisa të kthehen nga Parisi", tha përfaqësuesi i Hamasit.

Hamasi, për të cilin ende besohet se mban më shumë se 100 pengje të robëruar në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor, që e shkaktoi luftën në Gaza, thotë se do t'i lirojë vetëm si pjesë e armëpushimit që do të rezultojë me tërheqjen e Izraelit nga Gaza.

Nga ana tjetër, Izraeli citon se forcat e tij nuk do të tërhiqen derisa Hamasi nuk shkatërrohet. Dy funksionarët palestinez thonë se Hamasi nuk e ka ndryshuar qëndrimin, më saktë ende kërkon që armëpushimi të përfundojë me tërheqjen e armatës izraelite. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR