• e premte, 27 dhjetor 2024

Përfaqësuesi zyrtar amerikan: Sanksionet do ta “përjashtojnë” Rusinë nëse vendos të sulmon Ukrainën

Përfaqësuesi zyrtar amerikan: Sanksionet do ta “përjashtojnë” Rusinë nëse vendos të sulmon Ukrainën
Uashington, 18 shkurt 2022 (MIA) - Sanksionet ndërkombëtare të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin “përjashtimin” e Rusisë nëse presidenti Vladimir Putin kryen invasion ndaj Ukrainës, deklaroi sot një zyrtar i lartë amerikan. “Kjo do ta bënte atë të përjashtuar nga komuniteti ndërkombëtar. Do të izolohet nga tregjet financiare globale dhe do të privohet nga risitë më të sofistikuara teknologjike”, deklaroi Dalep Sing zëvendëskëshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, kompetent për ekonominë ndërkombëtare. Ai paralajmëroi “dalje intensive të kapitalit, rritje të presionit mbi monedhën ruse, rritje të inflacionit, kosto më të larta të huamarrjes, rënie ekonomike dhe erozion të kapacitetit të saj prodhues”. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “gati” të merren me pasojat e mundshme nëse Rusia vendos të përdorë rezervat e saj të mëdha të energjisë si një “armë” ndaj përgjigjes së sanksioneve perëndimore”, tha Sing. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR