• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përfaqësuesi palestinez në KB: Epoka e pandëshkueshmërisë së Izraelit duhet të përfundojë

Përfaqësuesi palestinez në KB: Epoka e pandëshkueshmërisë së Izraelit duhet të përfundojë

Nju-Jork, 4 mars 2024 (MIA) - Përfaqësuesi palestinez në KB, Riad Manusr e porositi botën të mendojë për fëmijët në Gazë të cilët po i humbin jetët e txre apo ekstremitetet për shkak të urisë së imponuar nga Izraeli apo për shkak të bombave që i gjuan mbi enklavë, transmeton Al Xhazira.

"Shikojeni Jazan", tha ai në mbledhjen e Asamblesë së Përjgithshme të KB-së në Nju-Jork, duke e mbajtur fotografinë e Jazan al-Akafarne, fëmijë palestinez i cili vdiq sot nga pauhsqyeshmëria e disa ditëve, pasi që fotografitë e tij, i pamundur dhe i zbehtë, qarkullonin në internet.

"Ai ishte një fëmijë temperament. Ai u vra nga Izraeli i cili po e përdorë urinë si armë lufte", tha Mansur.

"Epoka e pandëshkuesshmërisë izraelite duhet të përfundojë dhe duhet të hyjmë në epokë të re të përgjegjësisë dhe sanksioneve", shtoi ai.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, mes tjerash, po shqyrtohet edhe vetoja e SHBA-së e 20 shkurtit ndaj rezolutës me të cilën kërkohet ndërprerje urgjente e zjarrit.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë e cila është nën kontroll të Hamasit, në Gazë deri më tani janë vrarë mbi 30.000 palestinezë.

Zëvendës-përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në KB, Robert Vud në mbledhje deklaroi se Uashingtoni po punon në draft-rezolutën e re me të cilën bëhet thorrje për ndërprerje të përkohshme të zjarrit në Gazë. ab/

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR