• e diel, 24 nëntor 2024

Përfaqësues zyrtarë të BE-së: Plani evropian për Kosovën po analizohet dhe ekziston druarje për ashpërsim

Përfaqësues zyrtarë të BE-së: Plani evropian për Kosovën po analizohet dhe ekziston druarje për ashpërsim
Beograd, 10 nëntor 2022 (MIA) - Plani gjermano-francez është “propozim i miratuar evropian për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të gjitha palët po e studiojnë atë, edhe pse ekziston druarje për ashpërsim të situatës", deklaruan për agjencinë Beta përfaqësuesit e BE-së në Bruksel. Përfaqësues  zyrtarë, të informuar me punën e Shërbimit evropian të punëve të jashtme (EEAS) thanë se "si zakonisht, nuk mund të komentojnë pretendimet e mediave” dhe kështu iu përgjigjën pyetjes nëse “plani gjermano-francez”, që e publikoi "Euraktiv" përmban elementet e duhura. "Ai plan, elementet origjinale të të cilit nuk duhet të zbulohen për publikun, është plan evropian, i koordinuar dhe i mbështetur nga Berlini dhe Parisi”, theksojnë këto burime të BE-së, duke theksuar se liderët politikë në Prishtinë dhe Beograd janë ata që duhet të punojnë në radhë të parë për eliminimin e mosmarrëveshjeve dhe hapjen e rrugës për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. “Presim”, shtojnë ata, “që në fillim të dhjetorit në samitin BE-Ballkani Perëndimor, të vijë deri në një përparim të caktuar drejt zgjidhjes paqësore dhe përfundimtare të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit”. Sipas këtyre përfaqësuesve të BE-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiq “vazhdimisht e portretizon veten dhe palën serbe si viktimë në të njëjtën kohë” dhe tani ka arritur në pikën ku nuk ka mundësi të vazhdojë dialogu Beograd-Prishtinë dhe takime e reja ndërmjet dy palëve. Situata e tensionuar, siç paralajmërohet në njoftimin e EEAS, shtuan ato burime, "na shkakton shqetësim të madh sepse minon punën e palodhur për vite me radhë për të mbështetur përparimin në dialogun Beograd-Prishtinë dhe e vë atë në rrezik real." Në pyetjen e agjencisë Beta se çfarë shohin si kërcënim për përshkallëzimin e mëtejshëm në Kosovë, zyrtarë të afërt me EEAS u përgjigjën se "lëvizjet e Prishtinës dhe reagimet e serbëve të Kosovës e bëjnë situatën plotë me rrezik, por ka edhe grupe të pakontrolluara ekstremiste". I pyetur nëse EULEKS-i do të ndërmarrë detyrën policore edhe pas dorëheqjes së policëve serbë në Kosovë, ai tha se misioni i BE-së do të përforcohej nga karabinierët italianë, por do të merrej kryesisht me sundimin e ligjit dhe sigurinë dhe nuk do të merrte përsipër kompetencat dhe detyrat e drejtpërdrejta të policisë. qa/bsh/  

QËNDRONI TË LIDHUR