Përdoruesit e "Ajfon"-it në të gjithë botën paralajmërohen për sulme të mundshme me softuer spiun
- Pronarët e telefonave "Ajfon" (iPhone) në dhjetëra vende të botës po paralajmërohen për sulme të mundshme nga softueri spiun.
- Post By Fami Bajrami
- 10:03, 12 korrik, 2024
Los Anxhelos, 12 korrik 2024 (MIA) - Pronarët e telefonave "Ajfon" (iPhone) në dhjetëra vende të botës po paralajmërohen për sulme të mundshme nga softueri spiun.
Kompania prodhuese "Epll" (Apple) ka paralajmëruar përdoruesit e prekur që të mos zbulojnë asnjë të dhënë personale shtesë, pasi kjo mund të ndihmojë hakerët të shmangin zbulimin. Korporata lëshoi një paralajmërim për përdoruesit në 98 vende në lidhje me kërcënimet e mundshme. Theksohet se situata është serioze dhe apelohen përdoruesit që ta kenë parasysh këtë paralajmërim. Nuk janë dhënë detaje rreth sulmeve të mundshme.
Ky është paralajmërimi i dytë i tillë këtë vit. Më herët u publikua në prill për përdoruesit në 92 vende.
"Epll" pretendon se regjimi i tij për bllokim mund të parandalojë softuerin spiun, por mund të ndikojë në funksionimin normal të pajisjeve.
Përdoruesit këshillohen të kujdesen për shenjat e pranisë së mundshme të softuerit spiun, të tilla si punë e ngadaltë ose aplikacionet anonime në pajisje.
Për të zbutur ndikimin e menjëhershëm, rinisja e pajisjes mund të ndalojë përkohësisht softuerin spiun. Në mënyrë shtesë, përdoruesit këshillohen që nëse nuk kanë softuerin më të fundit të kërkuar - të shkarkojnë dhe instalojnë përditësimet. rq/
Foto: arkivi i MIA-s