Sekuestrohen më shumë se 3.000 kitara të falsifikuara Gibson në Kaliforni
- Më shumë se 3.000 kitara elektrike të falsifikuara të markës Gibson janë konfiskuar në Kaliforninë Jugore që konsiderohet të jetë sekuestrimi më i madh i instrumenteve muzikore të falsifikuara në terminalin më të ngarkuar të kontejnerëve të Amerikës së Veriut, bëri të ditur Dogana amerikane.
- Post By Fami Bajrami
- 09:52, 27 nëntor, 2024
Los Anxhelos, 27 nëntor 2024 (MIA) - Më shumë se 3.000 kitara elektrike të falsifikuara të markës Gibson janë konfiskuar në Kaliforninë Jugore që konsiderohet të jetë sekuestrimi më i madh i instrumenteve muzikore të falsifikuara në terminalin më të ngarkuar të kontejnerëve të Amerikës së Veriut, bëri të ditur Dogana amerikane.
Sipas vlerësimeve të autoriteteve amerikane, këto kitara do të kapnin vlerën rreth 18 milionë dollarë nëse janë autentike, informojnë mediat amerikane.
Ato u kapën në Portin Long Biç në Los Anxhelos, terminali më i madh në Bregun Perëndimor ku në vitin 2023 kaloi ngarkesë në vlerë 292 miliardë dollarë.