• e enjte, 26 dhjetor 2024

Përbërja e re parlamentare në Greqi me siguri do të betohet të dielën, ndërsa një ditë më vonë do të shpërbëhet

Përbërja e re parlamentare në Greqi me siguri do të betohet të dielën, ndërsa një ditë më vonë do të shpërbëhet

Athinë, 23 maj 2023 (MIA) - Përbërja e re parlamentare në Greqi që doli nga zgjedhjet, sipas mediave greke, pritet të dielën më 28 maj, në vend që më 1 qershor të mbajë seancë, të japë betimin solemn, ndërsa një ditë më vonë të shpërbëhet në vigjilje të procesit të ri zgjedhor, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dekreti presidencial më 22 prill për shpërbërjen e Kuvendit, parashikon që deputetët seanvën e parë të mbajë më 1 qershor, megjithatë, siç shkruajnë mediat në Greqi, duke pasur parasysh atë që procedurat formale zhvillohen me ritëm të përshpejtuar, pritet të lëshohet një dekret i ri ose të ndryshohet ai ekzistues që seanca e parë të konvokohet katër ditë më parë.

Sipas televizioni shtetëror ERT deputetët do të japin betimin të dielën pasdite, të hënën do të zgjidhen presidenti dhe zëvendësuesit, ndërsa ditën e njejtë do të lëshohet edhe dekreti i ri presidenciale për shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve më 25 qershor

Pastaj do të pasojë edhe formimi i Qeverisë zyrtare, e cila do të ketë një detyrim vetëm, që ta dërgojë vendin në zgjedhje. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR