• e shtunë, 23 nëntor 2024

Për Trampin tubimi në Nju Jork ishte "festival i dashurisë"

Për Trampin tubimi në Nju Jork ishte

Uashington, 30 tetor 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president Donald Tramp, në vend që të kërkojë falje për komentet raciste të bashkëpunëtorëve të tij në një tubim në Nju Jork, mbrëmë deklaroi se ishte i nderuar të merrte pjesë në "festivalin e dashurisë".

Trampi sulmin në Kapitoll më 6 janar të vitit 2020 e përshkroi si "festival të dashurisë".

Ish presidenti i SHBA-së ka thënë se "asnjëherë nuk ka pasur një ngjarje kaq të mrekullueshme" sa tubimi i tij në qytetin e tij të lindjes në Nju Jork.

Një tubim i madh në Medison Skver Garden më 27 tetor shfaqi shumë fjalë vulgare nga folës të ndryshëm, duke përfshirë dhe komedianin Toni Hinçklif i cili gjatë fjalimit të tij tha se Portoriko është "ishulli lundrues i mbeturinave".

Disa nga aleatët kryesorë republikanë të Trampit kanë dënuar komente të tilla, ndërsa fushata e tij është distancuar publikisht nga fyerja e Hinçklifit, por jo nga komentet e tjera vulgare. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR