• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për të tretën ditë radhazi, BE-ja nuk mund të bie dakord për paketën e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Për të tretën ditë radhazi, BE-ja nuk mund të bie dakord për paketën e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Bruksel, 24 shkurt 2023 (MIA) - Vendet e BE-së, për të tretën ditë radhazi, nuk arritën të bien dakord për sanksionet e reja kundër Rusisë sot, pasi Polonia refuzoi kërkesën e Italisë për kufizime të reja më të lehta për importin e gomës, citojnë diplomatë në Bruksel.

Polonia kumtoi se kufizimet e propozuara për importet e gomës ruse në BE përfshinin një kuotë kaq të madhe lëshimi dhe periudha kaq të gjata tranzicioni sa që nuk do të kishin asnjë efekt në praktikë.

Vendet e tjera të BE-së ishin në mëdyshje nga fakti se Varshava, me qëndrimin e saj, rrezikon të mos miratojë sanksionet e reja në përvjetorin e sulmit rus ndaj Ukrainës, dhe kjo për shkak të vetëm një elementi të paketës më të gjerë.

"Kjo është një lidhje optike shumë e keqe. Ajo që duhet të ishte kyçe këtu ishte mesazhi i solidaritetit me Ukrainën në këtë ditë të veçantë", tha diplomati i përfshirë në negociatat midis 27 vendeve të BE-së në selinë e Unionit në Bruksel.

Të gjitha shtetet anëtare duhet të miratojnë sanksionet që ato të hyjnë në fuqi, duke i bërë negociatat mes 27 vendeve shpesh herë të gjata dhe të lodhshme.

BE ka njoftuar se ky do të jetë raundi i dhjetë i sanksioneve kundër Rusisë që nga fillimi i luftës.

Ndër të tjera, ata do të sanksionojnë individë që Perëndimi i konsideron si propagandues rusë, si dhe ata që Kievi i konsideron përgjegjës për dëbimin e fëmijëve ukrainas në Rusi.

Sanksionet e reja do të përjashtojnë disa banka të tjera ruse nga sistemi global SWIFT. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR