• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për të gjashtin vit radhazi SHBA-ja është në maje për prodhimin e naftës

Për të gjashtin vit radhazi SHBA-ja është në maje për prodhimin e naftës

Uashington, 12 mars 2024 (MIA) - SHBA-ja prodhon mesatarisht 12,9 milionë fuçi naftë në ditë dhe është prodhuesi më i madh në botë për të gjashtin vit radhazi, njofton MInistria e Energjetikës.

Në dhjetor të vitit 2023, prodhimi i naftës së papërpunuar në SHBA arriti një rekord të ri mujor, duke tejkaluar 13,3 milionë fuçi në ditë, sipas Administratës për infomacione energjetike të Ministrisë (EIA).

"Gjatë gjashtë viteve të fundit, SHBA-ja ka prodhuar vazhdimisht më shumë naftë bruto se çdo vend tjetër, sipas statistikave tona ndërkombëtare të energjisë", thuhet në komunikatën e EIA. Ka pak shanse që vendet e tjera ta thyejnë atë rekord në të ardhmen e afërt", sipas Administratës për infomacione energjetike të Ministrisë.

Në janar, qeveria e Arabisë Saudite urdhëroi gjigantin energjetik Aramco që të ndalojë planin për rritjen e prodhimit të naftës dhe të synojë një kapacitet maksimal të qëndrueshëm të prodhimit prej 12 milionë fuçive në ditë, një milion fuçi më pak se sa ishte planifikuar në vitin 2020.

Arabia Saudite është prodhuesi kryesor në Organizatën e vendeve eksportuese të naftës (OPEC), e cila së bashku me aleatët e saj ka vendosur të ulë furnizimin me 2.2 milionë fuçi në ditë deri në mes të vitit për të mbështetur çmimet gjatë një periudhe të kërkesës së dobët nën presionin e rritje e dobët ekonomike. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR