• e enjte, 03 tetor 2024

Për shtatë ditë në Qendër janë sanksionuar 192 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme

Për shtatë ditë në Qendër janë sanksionuar 192 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA) - NP "Parkingjet" e Komunës Qendër (PKQ) dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me Policinë e komunikacionit - Shkup për shtatë ditë sanksionuan 192 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme të cilat penguan rrjedhën normale dhe të sigurt të komunikacionit.

Siç kumtoi PKQ-ja, nga 17.07. deri më datë 23.07.2023, me ndihmën e automjeteve speciale “karotrec” të NP PKQ, janë hequr 89 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa me vendosjen e pajisjes mekanike “Bllokator” janë sanksionuar 103 automjete të gjetura në parkingje rezidente, ndërsa nuk kanë qenë përdorues rezident të sektorit në të cilin kanë qenë të parkuara.

“NP PQK dhe Komuna Qendër në vazhdimësi do ta zbatojnë këtë masë dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret dhe t’i lënë automjetet e tyre vetëm në vendet e parapara për t’u mundësuar këmbësorëve dhe çiklistëve të lëvizin normal nëpër trotuare dhe shtigje për biçikleta, si dhe automjetet të lëvizin të sigurt në rrugë”, theksohet në kumtesën.

фото: ПОЦ

QËNDRONI TË LIDHUR