• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nëse ka vullnet, ka një mënyrë për të shmangur bilateralizimin e gjithë procesit me Bullgarinë, thotë Mickoski

Nëse ka vullnet, ka një mënyrë për të shmangur bilateralizimin e gjithë procesit me Bullgarinë, thotë Mickoski

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sonte tha se në negociata nuk hyjnë vetëm për të marrë pjesë, por duhet të luftojmë për sukses. Mickoski tha se përfaqësuesit qeveritar po e paraqesin qëndrimin e tyre për fillimin e negociatave me BE-në dhe bisedimet me Bullgarinë dhe se duhet durim.

"Nuk jam në këtë histori thjesht për të marrë pjesë, por për ta përfunduar me sukses. Ky është thelbi i gjithë këtij procesi. Nuk është çështja ndryshimi i Kushtetutës deri në pengesën e ardhshme për gjashtë muaj. Nuk është me mandat "nga - deri", por proces që vazhdon, nuk është proces që do të fillojë tani dhe do të përfundojë javën e ardhshme", tha kryeministri Mickoski në emisionin Vetëm Intervistë në televizionin Kanal 5.

Mickoski beson se nëse ka vullnet, ka një mënyrë që të mos ketë bilateralizim të gjithë procesit dhe të mos ketë më pengesa. I pyetur se si kryeministri hungarez Viktor Orban dëshiron të ndërmjetësojë në bisedimet me BE-në, kryeministri tha se synimi i tij ishte ta ftonte atë dhe presidentin bullgar në Budapest për bisedime si kryesues i Bashkimit Evropian.

"Le të jetë Bashkimi Evropian një arbitër, kryesuesi i BE-së na fton në Budapest që të gjitha çështjet t'i zgjidhim paraprakisht, jo në faza, por të gjitha dhe se nuk ka pengesa të mëtejshme dhe se nuk ka bilateralizim të këtij procesi. Le të fillojmë menjëherë", tha Mickoski.

Duke folur për Goce Dellçevin, ai theksoi se është titani i luftës maqedonase dhe duhet të kryqëzohen argumentet për të parë se cila është rëndësia e tij për popullin maqedonas.

"Për mua Goce Dellçevi është një veprimtar dhe figurë historike maqedonase, titan i Maqedonisë, për ta mund të jetë diçka tjetër. Le të thonë sa këngë, emra, histori ka Goce dhe të shohim sa ka në vendin tonë. Të shohim se kush ishte në të vërtetë Goce Dellçevi. Mençuria e popullit është e pacenueshme", tha Mickoski.

Ai theksoi se duhet të jemi fqinjë të mirë, por kërkesat duhet të jenë objektive, jo dypalëshe dhe nëse sulmojmë vazhdimisht njëri-tjetrin me argumente mesjetare, atëherë nuk do të dalim nga ky moçal.

"Duhet t'i zgjidhim tani. Nëse kemi pengesa objektive, kjo mund të na bëjë më të mirë. Por, problemet subjektive, bilateralizimi është problem", thotë ndër të tjera kryeministri Mickoski. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR