• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për shkak të valës së të nxehtit janë mbyllur shkollat dhe kopshtet në Greqi, por dhe Akropoli

Për shkak të valës së të nxehtit janë mbyllur shkollat dhe kopshtet në Greqi, por dhe Akropoli

Athinë, 12 qershor 2024 (MIA) - Në periudhën nga ora 12 deri në orën 17 Akropoli do të jetë i mbyllur për vizitorët, ndërsa sot dhe nesër dhe shkollat ​​dhe kopshtet në shumë pjesë të Greqisë, për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin, ndërsa pritet për të kulminojë gjatë ditës së nesërme, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Ministria e Kulturës së Greqisë, mëngjesin e sotëm  kumtuan se për shkak të temperaturave të larta, Akropoli do të jetë i mbyllur për pesë orë.

Komunat në disa pjesë të vendit, mes të cilëve dhe në Athinë, sollën vendim që shkollat ​​dhe kopshtet të qëndrojnë të mbyllura sot dhe nesër.

Greqia prej ditës së djeshme është përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura jashtëzakonisht të larta që deri të premten do të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, ndërsa ministritë kompetente kanë paralajmëruar masa për mbrojtjen e qytetarëve, mes të cilëve dhe mundësinë e punës nga shtëpia për nëpunësit shtetëror, por edhe për punonjësit në sektorin privat përderisa të jetë  e mundur.

Sipas portalit Meteo të Observatorit kombëtar në Athinë, mëngjesin e sotëm herët në 63 nga gjithsej 502 stacione meteorologjike në Greqi janë regjistruar temperatura mbi 30 gradë, ndërsa në ishujt Naksos, Rodos dhe Kretë në orën 8:10 të mëngjesit të sotëm temperatura ka qenë nga 32.3 në 34.6 gradë Celsius.

Sipas meteorologëve grekë kjo është vala e parë e të nxehtit në gjysmën e parë të qershorit në të paktën 50 vitet e fundit.

Njëherësh për shkak të temperaturave të larta është rritur edhe rreziku nga zjarri. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR