• e diel, 06 tetor 2024

Për shkak të temperaturave të larta Akropoli është mbyllur nga 12 deri në ora 17

Për shkak të temperaturave të larta Akropoli është mbyllur nga 12 deri në ora 17

Athinë, 14 korrik 2023 (MIA) - Në orët e mesditës, përkatësisht nga ora 12:00 deri në 17:00, Akropoli në Athinë do të jetë i mbyllur për vizitorë, për shkak të temperaturave të larta të paralajmëruara për sot, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministria e Kulturës e Greqisë njoftoi se vizitorët e fundit do të hyjnë në Akropol në orën 12:00, kur do të mbyllet dhe do ta rihapë portën në ora 17:00.

Vendet e tjera arkeologjike në Athinë do të funksionojnë normalisht.

Sot në Greqi priten temperatura mbi 40 gradë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR